Sulmuesi i njohur spanjoll, Alvaro Negredo, ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij në futboll në moshën 39-vjeçare, shkruan 04 Online.
Pas mbetjes pa skuadër që nga qershori i vitit të kaluar, Negredo sot konfirmoi tërheqjen e tij përmes një videoje.
Gjatë karrierës së tij të pasur, ai ka fituar disa trofe, ndër të cilët spikat titulli i Premier League me Manchester Cityn. Po ashtu, ishte pjesë e ekipit kombëtar të Spanjës në Euro 2012, ku “La Roja” u shpall kampione e Europës.
Në total, Negredo ka zhvilluar 695 ndeshje, duke shënuar 259 gola dhe dhënë 85 asiste./04 Online