Milani ka arritur marrëveshje me Massimiliano Allegrin për ta emëruar trajner të ri të skuadrës, shkruan 04 Online.
Strategu italian pritet të nënshkruajë një kontratë trevjeçare, me një pagë prej 5 milionë eurosh në vit, plus bonuse të ndryshme në varësi të suksesit.
Ky emërim shënon hapin e parë të madh në erën e re të klubit, pas emërimit të Igli Tares si drejtor sportiv. Allegri, i cili më parë ka udhëhequr Milanin drejt titullit të Serie A në sezonin 2010/11, rikthehet në “San Siro” me synimin për të rikthyer klubin në majat e futbollit italian dhe evropian./04 Online