Kanë shpërthyer reagimet e opozitës dhe jo vetëm pas lajmit se Komuna e Prizrenit ka anuluar konkursin për Doktorët e Stomatologjisë.
Pas njëmbëdhjetë muajve të testimit të kandidatëve, konkursi është anuluar, teksa është raportuar se Prokuroria Themelore në Prizren ka filluar hetimet.
Si rrjedhojë, asambleistja e LVV-së në Prizren, Dafina Alishani, ka thënë se Komuna e Prizrenit mund të aplikoj në Guinness me këtë njoftim e jo me pleskavicë.
“Komuna e Prizrenit mund të aplikoj në Guinness me këtë njoftim e jo me pleskavicë!
1 konkurs 1 vjet 🤷♀️
Anulohet procedura e rekrutimit për konkursin
… e hapur për aplikim nga data 04.04.2022
Mirë u anulu, e tash?
Kush po jep përgjegjësi për këtë dështim një vjeqar?
Zyrtarët e implikuar në këtë proces a janë dërguar në komision dicipinor?
Personat që kanë bërë trysni në komision?
Menaxheri i performancës?
E hetimet a po vazhdojnë ende?”, thuhet në reagimin e Alishanit./04 Online