Asambleistja e LVV-së në Prizren, Dafina Alishani, ka reaguar pas arrestimit të një zyrtare të urbanizmit në Komunën e Prizrenit, duke e cilësuar si “vetëm majën e ajsbergut” të problemeve që lidhen me ndërhyrjet në ndërtimet me tejkalim të lejes, raporton 04 Online.
Ajo ka thënë se qytetarët e dinë se “kush është peshku i madh” dhe kush ushtron presion mbi shërbyesit civilë për interesa personale.
Në reagimin e saj, Alishani përmend edhe fjalorin fyes të shefit të kabinetit të kryetarit Totaj, duke e krahasuar me gjuhën që është përdorur gjatë luftës: “Mërsh tamo neve na kanë thënë në luftë, jo në liri”.
Ajo ka shtuar se është për çudi që askush nuk e ka pyetur kryetarin Totaj nëse distancohet nga kjo gjuhë.
Reagimi i plotë i Dafina Alishanit:
Arrestimi i djeshëm i zyrtarës së urbanizmit në Komunën e Prizrenit në lidhje me ndërtimet me tejkalim të lejes, është vetëm maja e ajsbergut.
Të gjithë e dijmë se kush është autoriteti më i lartë në komunë. E dijmë edhe kush i bënë presion shërbyesve civil për interesa personale. E dijmë kush është peshku i madh. I gjithë qyteti e din kush është ai që stafi i komunës ja ka frikën më së shumti.
Pas hulumtimit të Betimit në drejtësi e lexuam edhe fjalën fyese të shefit të kabinetit.
E pra pa e pasur mizën ndër kapuq nuk besoj që njeriu e ulë vetën aq shumë sa ta përdor thënjen “mërsh tamo”.
“Mërsh tamo” neve na kanë thënë në luftë, nuk do duhej ta ndëgjojmë këtë fjalë në liri.
Për qudi që asnjë gazetar nuk e pyeti Shaqirin se a distancohet nga fjala “mërsh tamo” të kabinetit të tij kundrejtë opozitës.
Paramendoni po ta kishte thënë një fjalë të tillë ndonjë kabinet i ndonjë komune ku qeveris Lëvizja VETËVENDOSJE!