Super talenti në futboll i cili është pjesë e akademisë të FC “Liria”, Ali Shala është shpallur “Shpresa e dalluar e sportit” në futboll për vitin 2024 në Prizren.
Nën organizimin e DKRS-së, Shala është vlerësuar për paraqitjet në kuader të klubit bardhë e zi.
Ndonëse i ri në moshë, për talentin nga Prizreni kanë shprehur interesim edhe disa klube të huaja, me ç’rast pritet edhe testimi i tij.
Nën kujdesin e trajnerit Driton Luli, Shala është duke i shpalosur aftësitë e tij në qendërsulm, e poashtu duke dëshmuar aftësi të mira organizuese e sulmuese në fushë./04 Online