Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i cili kishte drejtuar luftën e UÇK-së në Maqedoni, ka pritur në Tetovë, ish-bashkëluftëtarët e tij të luftës në Kosovë e Maqedoni, Gjeneralët Kudus Lama e Gëzim Osdreni si dhe ish ushtarakët e lartë të UÇK-së, Zafir Berisha e Xhemshit Krasniqin.
Kështu ka bërë të ditur Zafir Berisha në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Në Tetovë me Ali Ahmetin-Abaz Gjuka, Gjeneral Kudusi Lama e Gëzim Osdrenin si dhe Xhemshit Rizan Krasniqi …”, ka shkruar Berisha.