Ali Ahmeti ka reaguar lidhur me protestën për drejtësi që u mbajt sot në Sheveningen të Hagës.
Ai ka theksuar se Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ishte një luftë e drejtë dhe çlirimtare, e mbështetur nga bota demokratike.
Ahmeti theksoi se drejtësia për ish-pjesëtarët e UÇK-së nuk mund të ndërtohet mbi akuza politike dhe dëshmi të fabrikuara nga Serbia dhe Rusia.
Ai përsëriti se liria e Kosovës nuk mund të gjykohet dhe shprehu lavdërime për UÇK-në dhe luftëtarët e saj./Indeksonline/