Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës dhe njëherësh lideri i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti, do të qëndrojë nesër në Prizren, ku do të prezantojë kandidatin e kësaj force politike për kryetar të Komunës, raporton 04 Online.
Ngjarja është paraparë të mbahet të premten, më 19 korrik, në ora 19:00, në hapësirën publike te Keji, përballë Xhamisë së Sinan Pashës, në zemër të qytetit të Prizrenit.
Lëvizja Vetëvendosje! Qendra në Prizren e ka vlerësuar këtë prezantim si një moment kyç dhe të rëndësishëm politik për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.
“Qytetarët, aktivistët dhe të gjithë përkrahësit e LVV-së janë të ftuar të marrin pjesë në këtë prezantim publik”, thuhet në njoftimin zyrtar të VV-së./04 Online