Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para në Komunën e Suharekës në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke siguruar një rezultat pozitiv, shkruan 04 Online.
Kryeministri Albin Kurti ka marrë më së shumti vota nga qytetarët e kësaj komune, duke grumbulluar 7,328 vota, ndërsa pas tij renditet Glauk Konjufca me 5,569 vota.
Nga radhët e partisë GUXO, Haxhi Avdyli ka siguruar 1,507 vota kurse Albena Reshitaj 3,763 vota, ndërsa kandidati i LVV-së, Arbër Rexhaj, ka marrë 1,466 vota.
04 Online ka siguruar votat e kandidatëve të LVV-së të fituara në Suharekë.
