Një nga banoret më të komentuara të Big Brother VIP Kosova 2, Alba Vukaj, ka festuar ditëlindjen e saj të 24-të në një atmosferë plot emocione dhe surpriza të veçanta, shkruan 04 Online.
Bukuroshja ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa momente nga kjo ditë speciale, ku shfaqet në dhomën e saj të gjumit, e rrethuar nga një dekor magjik. Trëndafilat e kuq, të dhuruar me shumë dashuri, kanë marrë vëmendjen kryesore, duke e bërë këtë ditëlindje edhe më të paharrueshme.
E emocionuar dhe mirënjohëse për gjithë dashurinë e marrë, Alba shkroi:
“Faleminderit të gjithëve për urimet e përzemërta!” ✨💖
Fansat dhe miqtë nuk kanë munguar me komentet e tyre plot dashuri, duke e mbushur rrjetin me urime për të preferuarën e tyre të BBVK2./04 Online