Një dëmtim i kabllos nëntokësore ka lënë pa rrymë pasditen e së enjtes rreth 2000 konsumatorë të KEDS-it në rrugën “Bekim Muhaxher” në Prizren.
Kompania “Alb Star” ka dëmtuar kabllon teksa po kryente punime në këtë rrugë.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia, të cilët nuk kanë arritur që të kontaktojnë me dikë nga stafi, për shkak se asnjë nga punëtorët e kompanisë nuk ndodhej në vendngjarje.
Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike”.