Sipas studimeve të shumta të fundit, telefonat mobilë janë ndër objektet më të ndotura që prekim çdo ditë, duke përmbajtur rreth 80% të baktereve më të zakonshme që gjenden në trupin e njeriut, shlruan Gazeta Sinjali.
Ekspertët e shëndetit publik paralajmërojnë se këto pajisje të përditshme mund të kthehen në burim të rrezikshëm infeksionesh, për shkak të mungesës së higjienës dhe kontaktit të vazhdueshëm me duart, fytyrën dhe mjedisin përreth.
Telefonin e prekim mesatarisht 150 herë në ditë, dhe shumë njerëz e përdorin atë në vende si tualeti, transporti publik apo gjatë ushqimit, duke rritur rrezikun e kontaminimit. Nxehtësia që gjeneron vetë telefoni ndihmon në shumimin e baktereve, ndërsa mungesa e pastrimit të rregullt lejon që mikrobet të qëndrojnë dhe të zhvillohen në sipërfaqe të ndryshme të pajisjes, veçanërisht në çarje dhe rreth butonave.
Më poshtë është lista e 10 baktereve më të rrezikshme që janë identifikuar në telefonat mobilë sipas analizave mikrobike:
Pseudomonas aeruginosa – Përhapet lehtësisht dhe nuk ka nevojë për shumë ushqim për të mbijetuar.
Clostridium difficile – Shkaktar i diarresë dhe infeksioneve të zorrës së trashë.
Staphylococcus aureus – Shkakton infeksione serioze të lëkurës dhe të gjakut.
Stafilokokët koagulazë-negativë – Të përhapur në spitale, rezistentë ndaj antibiotikëve.
Streptokoku A dhe B – Përgjegjës për faringite, polmonite dhe infeksione urinare.
Escherichia coli – Bakter nga aparati tretës, sinjal i kontaminimit fekal.
Coliformi – Ngjashëm me E. coli, tregon ndotje të theksuar.
Corynebacterium – Lidhet me difterinë dhe infeksione të rrugëve të frymëmarrjes.
Candida albicans – Shkaktar i infeksioneve të gojës dhe zonave intime.
Myshqet – Të pranishme në 10% të telefonave, shkaktojnë probleme me frymëmarrjen.
Mjekët këshillojnë që telefonat të pastrohen rregullisht me alkool ose solucion antibakterial dhe të shmanget përdorimi i tyre në ambiente me higjienë të ulët, si tualetet apo gjatë ngrënies.
Në një kohë kur shëndeti publik është prioritet global, kujdesi ndaj higjienës personale dhe objekteve që përdorim çdo ditë mbetet esencial për të shmangur infeksionet dhe përhapjen e sëmundjeve.