Alan Giresse raportohet se do të shkarkohet nga posti i selektorit të kombëtares së Kosovës.
Rezultatet tejet të dobëta së fundi të Kosovës, të cilat erdhën në kampanjën kualifikuese të “EURO 2024”, duket se kanë bërë që dy palët të mendojnë ndërprerjen e bashkëpunimit.
Kosova renditet e parafundit në grupin I, pa asnjë fitore dhe me vetëm tre pikë të mbledhura pas katër ndeshjeve të zhvilluara, duke qëndruar vetëm prapa Andorrës, pa asnjë shans tani për kualifikim të mundshëm për Europianin 2024./GSS