Al-Hilal heq dorë nga Neymari, në Amerikë i ofrohet rrogë sa ajo e Messit

0
31

Liga MLS nuk e ka ndërmend të ndalet në tentim të sjelljes së yjeve nga Evropa, ose që kanë lënë shenjë në Kontinentin e Vjetër.

Në orët e fundit, disa klube amerikane ia kanë vënë syrin Neymar Juniorit.

Inter Miami është skuadra e parë që po e shqyrton këtë mundësi për ta rikthyer të famshmen dhe të shumëdashurën MSN, së bashku me Messin e Suarezin, të cilën e kishte ndërtuar Barcelona.

Por, klubi i David Beckhamit nuk ka mundësi financiare për t’ia siguruar rrogën e dëshiruar ish-futbollistit të Santosit, Barcelonës e Paris Saint-Germainit.

Prandaj, për përfaqësuesin brazilian është hapur një pistë e re.

Atë e pëlqen Chicago Fire, e cila, sipas mediumit francez “L’Equipe”, e ka avancua ofertën pasi e ka një projekt mjaft serioz, përcjell “Gazeta Express”.

Al-Hilal, nga ana e tij, duket se tashmë ka vendosur të heq dorë nga ylli brazilian, i cili vjen nga një seri e lëndimeve të rënda, të cilat e kanë lënë 32 vjeçarin jashtë fushës së blertë për një kohë të gjatë.

Kështu, gjithnjë sipas mediumit francez, klubi saudit mund të heq dorë nga Neymar, të cilin e kishte blerë për 90 milionë euro nga PSG-ja në gusht të vitit 2023, pesë muaj para përfundimit të kontratës.

Me këtë rast, Al-Hilal do të hiqte dorë nga shfrytëzimi i opsionit për ta vazhduar kontratën për një vit tjetër.

Drejtuesit e Chicago Fire gjenden aktualisht në Evropë dhe këtë javë pritet ta takojnë babanë e Neymarit, gjithashtu menaxher i tij, së bashku me këshilltarin e tij, Pini Zahavi.

Braziliani e ka marrë një ofertë të ngjashme me rrogën që e merr Leo Messi.

Natyrisht, jo fort e mjaftueshme për ta bindur Neymarin, i cili kërkon shumë më tepër: ish-futbollisti i Barcelonës mund t’i marrë në Arabinë Saudite rreth 70 milionë euro nëse e vazhdon qëndrimin aty, ndërsa në vitin 2024 i ka marrë mbi 100 milionë euro.

Kështu që, klubet amerikane duhet t’i afrohen kësaj shume për ta bindur atë që të zbarkojë përtej Atlantikut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here