Skuadra saudite Al-Ahli ka shkruar histori në futbollin aziatik duke fituar për herë të parë Ligën e Kampionëve të Azisë. Në finalen e zhvilluar në stadiumin “King Abdullah Sports City” në Jeddah, Al-Ahli mposhti bindshëm ekipin japonez Kawasaki Frontale me rezultat 2-0, shkruan 04 Online.
Heroi i ndeshjes ishte braziliani Galeno, i cili zhbllokoi rezultatin në minutën e 35-të, ndërsa vetëm shtatë minuta më vonë, mesfushori Franck Kessie dyfishoi epërsinë dhe vulosi fatin e finales.
Fitorja merr edhe një dimension të veçantë për futbollin shqiptar, pasi në këtë sukses historik pjesë e ekipit është edhe Ezgjan Alioski. Mbrojtësi i kombëtares së Maqedonisë së Veriut me prejardhje shqiptare bëhet lojtari i parë shqiptar që ngre trofeun e Ligës së Kampionëve të Azisë.
Kjo fitore jo vetëm që kurorëzon një sezon të suksesshëm për Al-Ahlin, por gjithashtu rrit prestigjin e kampionatit saudit dhe konfirmon forcën financiare dhe sportive që po ndërton ky klub./04 Online