Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në QKMF në Prishtinë. Një mjek kujdestar në QKMF pasi i ka dhënë udhëzimin një prindi që ta dërgojë fëmijën e tij për mjekim në QKUK, i ka dhënë edhe para duke e parë se prindi i atij fëmije ishte keq financiarisht, shkruan Gazeta Insajderi.
Gazetar i njohur që mbulon sektorin e shëndetësisë, Alban Selimi ka qenë prezent në momentin kur mjeku në fjal i ka nxjerr të hollat nga xhepi i tij për tia dhënë prindit të pacientit i cili kishte marr udhëzim nga shtëpia e shëndetit për të vazhduar mjekimin në QKUK.
“Per nje moment; krejt ne nje kend te korridorit ku nuk kishte njerez, e vetejta qe doktori nxorri kuleten dhe i gjuajti ne xhep nje shume parash babait te femiut. Babai, refuzonte t’ia marre; duke i thene se ben zgjidhje sapo arrine ne spital. Doktori me ngulm insistoi; ia la parate ne xhep dhe u kthye ne dhome me shpejtesi”, shkruan mes tjerash gazetari.
Postimi i plotë:
Para rreth nje ore, ne QKMF ne Prishtine nje femije 4 vjeç e futi prindi i tij me shpejtesi ne dhomen e doktorit i cili po kontrollonte nje paciente tjeter.
Femiu kishte temperature shume te larte dhe kishte filluar edhe gjakderdhje per hundesh.
Pas disa minutash qendrimi ne dhomen e mjekut; pacienti doli jashte bashke me prindin qe e mbante ne dore dhe me doren tjeter komunikonte me dike permes telefonit.
Doktori doli bashke me ta ne korridor dhe e orientoi tek sporteli prej ku prindi do te duhej te vertetonte udhezimin dhe te nisej ne spital.
Per nje moment; krejt ne nje kend te korridorit ku nuk kishte njerez, e vetejta qe doktori nxorri kuleten dhe i gjuajti ne xhep nje shume parash babait te femiut.
Babai, refuzonte t’ia marre; duke i thene se ben zgjidhje sapo arrine ne spital.
Doktori me ngulm insistoi; ia la parate ne xhep dhe u kthye ne dhome me shpejtesi.
Nderkohe meqe kisha edhe pak pune aty, e kuptova qe ishte ky Dr. Muhemet Ademi, specialist i mjekesise familjare; nje djale i ri ne moshe; (qe as nuk e njoh as nuk e pyeta nga eshte) por qe nje gjest si ky na ben te kemi besimin ne nje gjenerate te re njerezish profesioniste.