“Aktivizoni bojlerin pas orës 24:00”, ministrja Rizvanolli del me këshilla për kursim të rrymës

0
197

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka dalë me disa këshilla për kursim të energjisë elektrike, pas uljes së temperaturave.

Shkrimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Sot janë ulur ndjeshëm temperaturat, e këtë parashikim të motit do ta kemi edhe në ditët në vijim.

Për të kursyer energjinë elektrike e gjithashtu për të mos e ngarkuar rrjetin elektro-energjetik ju lusim që të kurseni dhe të optimizoni shfrytesimin e energjisë elektrike.

Shkyçni dritat e panevojshme

Shfrytëzoni robalarësen pas orës 24:00

Shfrytëzoni enëlarësen pas orës 24:00

Aktivizoni bojlerin pas orës 24:00

Shfrytëzoni tharësen pas orës 24:00

Ju faleminderit për bashkëpunimin tuaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here