Aktivistja, Gerta Loku, deklaroi se nuk mund të bëhet agroturizëm duke përdorur djath serb apo qumësht pluhur.
Loku tha se përpara se të financohen bujtinat, duhet të financohet bujqësia dhe blegtoria që i furnizojnë ato.
“Merr një fond të IPARD-it dhe thotë unë bëj agroturizëm. Nuk bëhet agroturizimi me djath serb ose me qumësht pluhur. Agroturizmin janë ekonomitë e vogla rurale që e ushqejnë.
Është një pikë e rëndësishme, investohet shumë në agroturizëm, por si mund ta bësh agroturizëm kur ti nuk mbron ushqimin që përdoret për agroturizëm. Si mund të japësh shumë fonde për agroturizmin, në një kohë kur për bujqësinë, për bagëtine, mbjelljen e tokave, është diçka që kalon në plan të dytë. Këto duhet të jenë në plarë të parë bujqësia dhe blegtoria”, tha Loku.