Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së premte ka realizuar një operacion në tetë lokacione në magjistralen Prishtinë – Pejë, ku ka sekuestruar mbi 12 kilogramë drogë.
Gjatë operacionit, Policia ka arrestuar gjashtë persona dhe me urdhër të prokurorit ka dërguar në mbajtje.
“Raportohet se më 12.05.2023 në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata dhe pas një hetimi disa mujor nga DHTN është bërë kontroll në 8 lokacione të ndryshme dhe gjatë operacionit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale 12 kg. 650 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, tre vetura, 3 467 € para të gatshme, 12400 lekë, 7 telefona. Lidhur me rastin gjashtë persona janë arrestuar, me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim
Reklama
Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/