Aksioni i Krimeve Ekonomike në Prizren, Prokuroria kërkon paraburgim për tre të arrestuarit

0
247
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren pritet që të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së sigurisë ndaj Lutfi Bytyqit, Urim Muhaxherit dhe Idriz Gashit, të cilët u arrestuan dje gjatë aksionit të Krimeve Ekonomike në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

Nga Prokuroria bënë të ditur për Sinjalin, se do të kërkohet që Gjykata t’u caktojë të dyshuarve 30 ditë paraburgim, nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘Legalizimi i përmbajtjes së rreme’.

Referuar kërkesës tuaj për informacione, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” nga neni 395, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Brenda afatit ligjor, për të njëjtit prokuroria do të parashtroj kërkesë për caktim të masës së paraburgimit”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Pronari i kompanisë “Galaktika SH.P.K.”, Lutfi Bytyqi, dyshohet se ka lëshuar certifikata mjekësore për kandidatët të cilët kanë paraqitur provimin për patentë, pa ua bërë kontrollin mjekësor, kurse dy të dyshuarit e tjerë, Urim Muhaxheri dhe Idriz Gashi, kanë lëshuar vërtetime për aftësimin e kandidatëve në pjesën teorike dhe praktike pa qenë kandidatët fare prezent në Kosovë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here