Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik e Policisë së Kosovës, Njësia në Prizren pas një pune hetimore më 7 nëntor 2024, ka realizuar një operacion kontrolli në një shtëpi në Prizren ku janë arrestuar (pesë) 5 persona të dyshuar dhe gjatë kontrollimit janë gjetur e sekuestruar dëshmitë/provat materiale si në vijim:
-14 qese substancë narkotike e dyshuar si kokainë me peshë prej 4.39 gramë
-67 qese substancë narkotike e dyshuar si marihuanë me peshë prej 1.103.84
-5 telefona
-1 automjet
Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet e antidrogës së Policisë së Kosovës dhe vendimet tjera do të ndërmerren në koordinim të plotë me organet e drejtësisë.