Aksion në Prizren – Policia dhe ATK inspektojnë 21 auto parkingje

0
93

Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Njësia Rajonale në Prizren, në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës dhe me asistimin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, si dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren, ka realizuar një aksion inspektimi në njëzet e një (21) auto parkingje në qytetin e Prizrenit.

Aksioni kishte për qëllim parandalimin dhe hetimin e veprës penale “Shmangie nga tatimi”.

Gjatë inspektimeve janë evidentuar këto shkelje:

Në të gjitha parkingjet e kontrolluara nuk janë lëshuar kuponë fiskal;

Janë identifikuar 9 punëtorë të paregjistruar;

5 parkingje nuk posedonin arka fiskale;

2 biznese të paregjistruara;

2 biznese pa kontrata qiraje.

Për secilin rast, inspektorët e Administratës Tatimore do të ndërmarrin veprimet procedurale sipas kompetencës, ndërsa Policia e Kosovës do të vazhdojë procedurat ligjore për veprën penale “Shmangie nga tatimi”.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e veprave penale në fushën e krimeve ekonomike dhe nxit të gjithë qytetarët të respektojnë ligjin, duke kontribuar në një ambient të drejtë dhe të ligjshëm për të gjithë, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here