Njësia e Antidrogës në Policinë e Kosovës është duke realizuar një aksion në qytetin e Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se aksioni po kryhet në lagjen Tusuz, ku pritet të kapet sasi e substancës së dyshuar narkotike dhe personat e dyshuar lidhur me rastin.
Sinjali ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione, mirëpo të njëjtit ende nuk kanë dhënë detaje.
Sinjali do të iu mbajë të informuar.