Aksion i madh antidrogë në Suharekë, kapet heroinë mbi 1.8 kg – arrestohen tre persona (Emrat)

0
135

Një operacion i madh antidrogë është finalizuar në fshatin Gjinoc të Suharekës, ku pas një hetimi disamujor me masa të veçanta hetimore, Policia ka goditur një rast të rëndë të trafikut të narkotikëve.

Operacioni i koduar “Kimisti” është realizuar më 23 mars rreth orës 16:00 nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë.

Gjatë aksionit, është ndaluar një furgon i tipit VW, ku në një bunker të improvizuar për fshehje janë gjetur dy qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë me peshë rreth 1 kilogram.

Operacioni ka vazhduar me arrestimin e tre personave: Agron Rexhepaj, Refik Berisha dhe Burim Shillova, si dhe me realizimin e tri bastisjeve në rajonin e Suharekës.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar: mbi 1.8 kilogram heroinë, 14 gram marihuanë, 3 revole dhe një pushkë gjuetie, mbi 260 fishekë të kalibrave të ndryshëm,   një peshore digjitale, 5 telefona mobilë, pajisje DVR të kamerave, 2 vetura dhe pajisje tjera relevante       

Të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrjetit janë në zhvillim./Gazeta Sinjali/

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here