Që nga orët e mëngjesit është duke u realizuar një aksion i urdhëruar nga prokurori i Dhomave të Specializuara. Cak është banesa e Adil Behramajt.
Behramaj në të kaluarën ka qenë këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, shkruan Insajderi, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë, në ditën e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovë, ish kreut politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Gjykata Speciale ia ka vazhduar paraburgimin.
Në lidhje me këtë, për Klankosova.tv, zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Christopher Bennett, ka thënë se nuk e komentojnë hetimin mbi të.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk komenton mbi hetimet e veta”, është shprehur Bennett, njofton Klankosova.tv.