Njësia e Antidrogës është duke zhvilluar një aksion policor në Prizren, ku cak janë personat e përfshirë në veprimtari të kundërligjshme, të posedimit, shitblerjes dhe shpërndarjes së substancave narkotike, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se gjatë këtij aksioni janë duke u kryer bastisje, me ç’rast po kontrollohen lokacionet e dyshimta.
Në bazë të informacioneve të para, deri më tash një person ka rënë në prangat e Policisë, i cili fillimisht ka tentuar që të arratiset.
Gjatë këtij aksioni, pritet të sekuestrohet edhe një sasi e substancave narkotike dhe gjësende të tjera.
Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.