Një autobus i kompanisë “Arditi Tours” është aksidentuar dje në Bujanoc, derisa ishte duke u kthyer nga Zvicra.
Nga kjo kompani kanë thënë për Express se autobusi është aksidentuar me një veturë me targa të Serbisë dhe se nuk ka persona të lënduar.
“Arditi Tours” ka shtuar se Policia atje e ka konfirmuar që vetura ka qenë fajtore.
“Ju njoftojmë se dje gjatë rrugës Zvicër- Kosovë ka ndodhur një aksident trafiku 3 km afër kufirit Serbi- Kosovë afër Dheut të Bardhë dhe i sqarojmë publikut se deri te aksidenti ka ardh kur një veturë me targa serbe një person i moshuar ka humbur vetëdijen e vozitjes dhe ka dalë në krahun e kundërt në drejtim të autobusit dhe nga reflekset e mira të vozitësit të autobusit për të anashkaluar një aksident në njerëz ka ikur në krahun e majtë dhe vetura me targa të Vranjës e ka goditur autobusin në pjesën e djathtë me dëme materiale për të cilat nuk bëhemi merak pasi të gjithë pasagjerët kanë qenë shumë mirë dhe pa asnjë shenjë të vogël as gërvishje. Krejt kjo ka ndodhur dje rreth orës 13:30 dhe këtë e ka konfirmuar edhe Policia e Bujanocit se vetura në fjalë ka qenë fajtore”, thuhet në përgjigjen për Express.