Një aksident i rëndë mes dy çiklistëve ka ndodh mëngjesin e sotëm në Prizren, shkruan Gazeta Sinjali.
Aksidenti ka ndodh saktësisht në rrugën “Vëllezërit Dehari”, dhe të përfshirë në të kanë qenë dy çiklistë.
Si pasojë e aksidentit njëri nga ta ka marrë lëndime të rënda, dhe është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, mëson Gazeta Sinjali nga burimet brenda Emergjencës.
Ndërsa, ai që dyshohet se e ka shkaktuar aksidentin pas intervistimit nga Policia, me urdhër të Prokurorit është ndaluar për 48 orë.