Aksident trafiku në Prizren, tre persona të lënduar

0
140
Foto: Ilustrim

Në Prizren ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime trupore, ku janë përfshirë dy vetura. Sipas Policisë, një shtetas shqiptar nga Shqipëria është arrestuar pasi dyshohet se nga pakujdesia ka goditur një veturë tjetër, në të cilën ndodheshin tre shtetas kosovarë, raporton 04 Online.

Si pasojë e aksidentit, vozitësi dhe dy pasagjeret kanë pësuar lëndime trupore. Dy prej tyre janë liruar pas trajtimit mjekësor, ndërsa njëra pasagjere vazhdon të trajtohet në spital.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rr. Rrust Kabashi, Prizren 01.06.2025-12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, shtetas i R. Shqipërisë, pasi që dyshohet se nga pakujdesia me veturën  e tij ka goditur veturën tjetër ku vozitësi dhe dy pasagjeret kosovarë, kanë pësuar lëndime trupore dhe janë trajtuar nga shërbimet mjekësore. Pas tretmanit mjekësor, dy të lënduar janë liruar ndërsa njëra ka mbetur për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here