Aksident trafiku në Prizren – Lëndohen dy persona

0
93
Foto: Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur në Prizren mes dy veturave të drejtuara nga ngasës kosovarë, shkruan 04 Online.

Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar ndihmë mjekësore. Përveç lëndimeve, janë raportuar edhe dëme materiale në veturat e përfshira.

“Prizren 12.05.2025-15:00. Raportohet për një aksident trafiku në mes të dy veturave me ngasës kosovarë. Përveç dëmeve të vogla materiale lëndime trupore kanë pësuar dy viktimat meshkuj kosovarë dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here