Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Suharekë në rrugën “Xhavit Bajraktari”.
Në aksident ishin të përfshira dy vetura.
Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit Vesel Gashi.
Gashi tha se deri tek aksidenti dyshohet se ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë.
Ai theksoi se po ashtu dyshohet se njëri nga shoferët ishte nën ndikimin e alkoolit por se mbetet të zhvillohen hetimet për të parë rrethanat që ka çuar deri tek ky aksident.