Aksident në Prizren, dy këmbësore lëndohen, arrestohet shoferi

0
119

Në Prizren është shënuar një aksident trafiku me lëndime trupore, ku një veturë ka goditur dy këmbësore, femra kosovare, shkruan 04 Online.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur si pasojë e pakujdesisë së shoferit, një mashkull kosovar, i cili është arrestuar në vendin e ngjarjes.

Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. Ismail Kryeziu, Prizren. 04.08.2025-14:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nga pakujdesia me veturë ka goditur dy këmbësoret, viktimat femra kosovare. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtat janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here