Një aksident në mes tri automjeteve ka ndodhur në Prizren.
Si pasojë, janë lënduar tre persona, shkruan 04 Online.
Të lënduarve iu është ofruar tretmani i nevojshëm mjekësor, dhe si rezultat i kësaj ata janë liruar në shtëpi.
“Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tri automjeteve me ngasës kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi”, thuhet në njoftim./04 Online