Një aksident trafiku ka ndodhur në Lubizhdë të Hasit mes një veture dhe një biçiklete, shkruan 04 Online.
Si pasojë, ka pësuar lëndime të rënda drejtuesi i biçikletës, i cili është dërguar për trajtim mjekësor.
Policia ka arrestuar drejtuesin e veturës me vendim të prokurorit dhe e ka dërguar në mbajtje.
“Fsh. Lubizhdë e Hasit, Prizren / 31.03.2025 – 14:05. Raportohet për një aksident trafiku në mes të një veture dhe biçiklete me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i biçikletës i cili është dërguar për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit është arrestuar drejtuesi i veturës i dyshuari mashkull kosovar dhe është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online