Aksident në Korishë, lëndohet një motoçiklist

0
263

Për shkak të mospërshtatjes së kushteve të rrugës dhe shpejtësisë së kufizuar, në fshatin Korishë të Prizrenit ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime trupore.

Vetura në lëvizje ka goditur një motoçikletë duke i shkaktuar lëndime trupore motoçiklistit.

“Fsh. Korishë, Prizren 20.08=7.2023 – 16:30. Deri tek aksidenti i trafikut ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së kushteve të rrugës dhe shpejtësisë së kufizuar, me ç’rast i dyshuari mashkull kosovar me veturën e tij ka goditur aksidentalisht motoçikletën të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar, ku si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës i cili pas marrjes së ndihmës së parë është liruar në shtëpi. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here