Një aksident është raportuar në Dragash, ku një drejtues i një veture ka humbur kontrollin dhe ka goditur dyert e një shtëpie. Sipas informatave fillestare, nuk raportohet për të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale, shkruan 04 Online.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e aksidentit për të sqaruar shkaqet e sakta të tij.
Postimi i plotë:
“Dragash 09.02.2025-09:00. Raportohet se drejtuesi mashkull me veturë nga pakujdesia ka goditur dyert e shtëpisë së ankuesit. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online