Një person është lënduar në një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova” të martën, gjegjësisht në hyrje-daljen e fshatit Trudë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i tha KOHËS se aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:20 ku janë përfshirë dy vetura.
“Si pasojë e këtij aksidenti është lënduar një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Rasti është duke u trajtuar nga Njësia e Hetimeve të aksidenteve në Njësinë për Kontrollin e Autostradave”, thuhet në njoftimin e Kelanit./Koha