Sot rreth orës 15:00, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Suharekë – Duhel, ka ndodhur një aksident mes një Audi A3 me targa vendore dhe një kamionete Mercedes të gjelbër, shkruan 04 Online.
Si pasojë, katër persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar me autoambulancë për trajtim mjekësor. Policia ka dalë në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.
Autoritetet rikujtojnë drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat e trafikut dhe të shtojnë kujdesin, veçanërisht në autostrada, për të shmangur aksidentet me pasoja të rënda./04 Online


