Një aksident trafiku ka ndodhur sot, rreth orës 15:30, në rrugën Prizren–Dragash, ku janë përfshirë një kamion dhe tre vetura, raporton Gazeta Sinjali.
Aksidentin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe Shaqir Bytyqi, zëdhënësi për media i Policisë në rajonin e Prizrenit, i cili tha se si pasojë e përplasjes, disa persona kanë pësuar lëndime, ndërsa ka dëme materiale.
“Në vendngjarje kanë dalë njësitet e Emergjencës dhe të Policisë, të cilat janë duke menaxhuar me rastin dhe po kujdesen për normalizimin e qarkullimit rrugor. Hetimet lidhur me shkaqet e aksidentit janë në vazhdim.”, tha ai për Sinjalin.