Një aksident trafiku ka ndodhur në Prizren mes dy biçikletistëve, raporton 04 Online.
Të dy kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në spitalin rajonal, ku njëri është liruar pas trajtimit, ndërsa tjetri është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm.
“Rr. Nijazi Alishani, Prizren / 19.06.2025 – 18:10. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy biçikletave me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë, lëndime kanë pësuar të dy drejtuesit dhe janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Prizren dhe pastaj viktima është liruar, ndërsa drejtuesi tjetër-i dyshuari është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online