Aksident i rëndë në rrugën Prizren – Vlashnje, dy vetura bëhen llom mes vete

0
317

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Një aksident i rëndë ka ndodhur edhe pak minuta më parë në rrugën Prizren – Vlashnje, ku janë përplasur dy vetura.

Mediumi lokal RTV Besa ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se veturat kanë pësuar dëme të mëdha, teksa nuk dihet për të lënduarit.

Sinjali ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë më shumë detaje, mirëpo të njëjtit nuk kanë pasur informacione deri më tani.

Sinjali do të iu mbajë të informuar./Gazeta Sinjali/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here