Aksident i rëndë në Prizren, një i arrestuar për vozitje nën ndikim të alkoolit

0
185

Një aksident trafiku me lëndime të rënda ka ndodhur në Prizren, ku një person është arrestuar si i dyshuar, shkruan 04 Online.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se duke drejtuar veturën nën ndikim të alkoolit ka goditur një automjet tjetër që drejtohej nga viktima.

Si pasojë e aksidentit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe, pas trajtimit fillestar në spitalin e Prizrenit, është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. Prishtina, Prizren / 31.03.2026 – 06:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se derisa ka qenë duke drejtuar veturën nën ndikim të alkoolit ka shkaktuar aksident trafiku duke goditur veturën e cila drejtohej nga viktima mashkull kosovar. Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti pas pranimit të tretmanit mjekësor në Spitalin e Prizrenit është dërguar në QKUK për tretman te mëtutjeshëm. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here