Aksident i rëndë në Pouskë të Prizrenit – humb jetën një grua, dy të tjerë lëndohen

0
145
Foto: Ilustrim

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Pouskë, ku për pasojë ka humbur jetën një person, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:10, ku një veturë me tre persona është përfshirë në një vetaksident. Viktima është një femër, e cila ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa dy personat tjerë – meshkuj – kanë pësuar lëndime, njëri prej tyre të rënda e tjetri të lehta trupore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë, Emergjencës, zjarrfikësit, hetuesit nga NJRTRR dhe Prokurori kujdestar, ndërkohë që hetimet për shkaqet e aksidentit janë duke vazhduar.

Për Sinjalin, rreth këtij rasti ka folur zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot me datë 18.05.2025 rreth orës 04:19 policia ka marrë informatë për një vetaksident në fshatin Pouskë. Në automjet kanë qenë 3 persona, 2 nga ta meshkuj dhe 1 femër. Personi i gjinisë femerore si pasojë e lëndimeve të rënda ka vdekur, ndërsa 2 të tjerët, njeri ka pësuar lëndime të rënda, e tjetri lëndime të lehta trupore”, u deklarua Bytyqi.

“Viktima është 19 vjeçare, lëndim të rënda ka pësuar viktima 25 vjeçar dhe tjetri është 27 vjeçar”, ka shtuar tutje ai.

Për detaje të mëtejshme lidhur me identitetin dhe rrethanat, Sinjali do t’ju informojë në vijim./Gazeta Sinjali/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here