Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 21:05 në rrugën e transitit në Prizren ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave, raporton SO.
Policia bën të ditur se si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy vozitësit dhe katër pasagjerë.
Poashtu, njoftohet se të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Prizrenit, ndërsa dy nga pasagjerët janë dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Rr. Transitit, Prizren (NN) 27.01.2023 – 21:05. Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave. Si pasojë, lëndime kanë pësuar dy vozitësit dhe katër pasagjerë. Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Prizrenit, ku dy nga pasagjerët janë dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.” thuhet në njoftimin e policisë.