Aksident fatal në Prizren – Këmbësorja humb jetën pasi u godit dje nga vetura në lëvizje

0
569

Një aksident i rëndë trafiku me pasojë vdekjen ka ndodhur në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren. Një femër kosovare ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi u godit nga një veturë ndërsa po kalonte në vendkalimin e shënuar për këmbësorë, shkruan 04 Online.

Sipas raportit të policisë, vozitësi i dyshuar, një mashkull kosovar, ishte duke lëvizur me automjetin e tij kur përplasi viktimën, e cila u transportua menjëherë për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Fatkeqësisht, për shkak të plagëve të rënda, ajo nuk arriti t’u mbijetojë dhe ndërroi jetë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa vozitësi i dyshuar është ndaluar në qendrën e mbajtjes.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit po vazhdojnë.

“Rr. Ekrem Rexha, Prizren 07.02.2025 – 11:28. Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima femër kosovare, pasi e njëjta gjersa ishte duke kaluar rrugën në vendkalimin e shënuar për këmbësor, është goditur nga një veturë në lëvizje të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. E lënduara është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK, mirëpo si pasojë e lëndimeve kishte ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit  trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari – vozitësi i automjetit ndalohet në qendrën e mbajtjes. Rasti në hetime.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here