Akne në zona specifike të fytyrës? Çfarë do të thotë kjo?

0
284

E dini se zona ku keni zakonisht shpërthim të akneve tregon shumë më tepër për stilin tuaj të jetës nga ç’mendoni?

Aknet dalin në disa zona të caktuara për arsye nga më të ndryshmet dhe çdo zonë mbart një mesazh specifik.

Mund të jetë dieta e keqe, produktet e flokëve, lëkurës, etj., që s’kanë reaguar mirë apo një problem hormonal që duhet parë, shkruan Huffington Post.

Si ta kuptoni këtë?

1. Në zonën e ballit

Bëni kujdes që produktet që përdorni për flokët të mos i shtrydhni në pjesën e ballit. Përbërës të ndryshëm mund të ndikojnë negativisht nëse krijojnë kontakt me lëkurën dhe rezultati janë akne që s’i kishit më parë.

2. Akne mes vetullave

Mund t’ju jenë krijuar nga dylli që keni përdorur për heqjen e vetullave, prandaj bëni pak pushim. Ose sigurohuni që gjithçka të jetë mjaftueshëm e dezinfektuar para se të krijoni kontakt me atë zonë.

3. Aknet rreth hundës

Tregohuni pak më të vëmendshëm me yndyrën në lëkurë sepse këto akne krijohen pikërisht nga yndyra e tepërt. Shmangni grimin e rëndë dhe lëreni lëkurën të marrë pak ajër.

4. Tek pjesa e mollëzave

Shmangni ushqimet që kanë shumë sheqer, orizin e bardhë dhe bukën e bardhë sepse kanë nivel të lartë glukoze, citon Anabel.

5. Nëse shihni akne të shtuara në zonën e mjekrës

Kjo përgjithësisht tregon se jeni disa ditë para ciklit menstrual, kur niveli i hormoneve tona rritet dhe rrjedhimisht shihni akne që krijohen përgjithësisht në zonën e mjekrës.

Një tjetër arsye janë vetë duart tona që i krijojnë. Kur jemi ulur në një tryezë, duart shkojnë tek mjekra dhe rrotull saj. Kështu, të gjitha bakteret transmetohen në lëkurë. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here