Akil Gjakova është ndalur në çerekfinale të Grand Prixit të Taxhikistanit.
Xhudisiti kosovar u mposht nga rusi, Makhmadbek Makhmadbekov, shkruan Gazeta Express.
Akil Gjakova ende mund të fitojë medalje pasi mbetet në garë për të bronztën.
Ai mund të stoliset me të bronztën përmes repesazhit.
Xhudisti nga Peja garon në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Paraprakisht, ai sot mposhti rumunin Alexandru Raicu, në raundin e dytë – teksa të parin e kaloi pa luftë.