Mbrojtësi i Interit dhe i përfaqësueses së Zvicrës, Manuel Akanji, ka folur sot në konferencën për media para ndeshjes së së premtes ndaj Kosovës, e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2026, shkruan 04 Online.
I pyetur fillimisht për vendimin e Leon Avdullahut që të përfaqësojë Kosovën, Akanji tha:
“Është vendim i tij. Mendoj se kemi ekip të mirë këtu. Nëse ai dëshiron të luajë për Kosovë, duhet të luajë për ta. Nuk mund të them shumë për këtë.”
Më pas, mbrojtësi zviceran foli edhe për vetë përballjen kundër “Dardanëve”:
“Nuk patëm një fushatë të mirë në kualifikimet për Europian kundër tyre. Të premtën synojnë ta fitojmë ndeshjen dhe besojmë se mundemi. Por, nuk është një kundërshtar i lehtë. Janë shumë të fortë dhe luajnë në mënyrë agresive. Por ne duhet të jemi gati. E dimë që gjithçka fillon të premtën.”./04 Online