Kandidatja e LDK-së për deputete në Kuvendin e Kosovës, Ajlin Shishko, ka takuar mbështetësit në lagjet “2 Korriku”, “11 Marsi” dhe “Therandëz”.
Gjatë këtij takimi, ajo së bashku me kandidatët tjerë kanë prezantuar pjesë të programit të LDK-së, duke premtuar përkushtim ndaj projekteve që janë në interes të qytetarëve të këtyre tri lagjeve.
Shishko synon të jetë një zë i fuqishëm për komunitetin në Kuvendin e Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Në kuadër të fushatës sonë elektorale në Prizren, unë, Ajlin Shishko, pata kënaqësinë të vizitoj nëndegët e 2 Korrikut, 11 Marsit dhe Therandëz, së bashku me kolegët e mi kandidatë për deputet.
Gjatë këtyre takimeve, patëm mundësinë të ndajmë me të pranishmit programin tonë për Prizrenin.
Dëshiroj t’i falënderoj me gjithë zemër kryetarët e nëndegëve, kryesinë dhe çdo anëtar për përkrahjen e çmuar që na ofruan.