Sot, Ajlin Shishko, kandidate për herë të parë për Kuvendin e Prizrenit nga LDK, ka shpallur hapjen e fushatës së saj zgjedhore, shkruan 04 Online.
Me pasion dhe vendosmëri, Shishko premton të punojë për një të ardhme më të mirë për qytetin.
“Besoj se së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë, një të ardhme me më shumë mundësi, më shumë drejtësi dhe më shumë shpresë.” tha Shishko, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në këtë proces.
Ajo bëri thirrje që qytetarët të ndajnë idetë dhe sugjerimet e tyre, duke e konsideruar fushatën si një mision kolektiv: “Fushata nuk është e imja, është e jona 🧡.”
Ajlin Shishko synon të sjellë një frymë të re dhe të qartë në politikën lokale, duke u fokusuar tek bashkëpunimi dhe përfaqësimi i zërit të qytetarëve të Prizrenit.
Postimi i plotë i Ajlin Shishko
Sot, nis një rrugëtim i ri!
Me shumë pasion, vendosmëri dhe dashuri për qytetin tonë, shpall hapjen e fushatës time.
Besoj se së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë, një të ardhme me më shumë mundësi, më shumë drejtësi dhe më shumë shpresë.
Ky është fillimi i një rruge ku çdo mendim, çdo zë dhe çdo mbështetje ka rëndësi.
Ju ftoj të më bashkoheni, të ndani idetë tuaja dhe të jemi krah për krah në këtë mision.
Fushata nuk është e imja, është e jona
Votoni numrin per ndryshim 113
Votoni Kryetarin tonë Driton Selmanaj
Dhe më votoni mua, zërin tuaj Ajlin Shishko 3